Momenti në video kur autobusi me studentët serb nuk lejohet të futet në Prekaz: “BESA – BESË”
Tashmë sapo ndodhi që autobusin me sudentë sebë nuk u lejuan të hynin në Prekaz.
Qytetarët e Drenicës dhe tifo-grupi, “Shqiponjat e Zeza” nuk kanë lejuar autobusin me studentë serbë që të futet në Prekaz.
Studentët serbë kishin paralajmëruar vizitën në Prekaz, por ata hasën në qytetarët e Drenicës të cilët nuk lejuan hyrjen e serbëve në qytetin e tyre.Me thirrjet “Adem Jashari” dhe “Besa-Besë”, ata penguan rrugën dhe nuk lejuan kalimin e autobusit.