Momenti kur Visar Azemit i ndalet rryma në tubim me qytetarë: Qeveri e paaftë, kjo gjendje duhet të marrë fund me 9 shkurt

Momenti kur Visar Azemit i ndalet rryma në tubim me qytetarë: Qeveri e paaftë, kjo gjendje duhet të marrë fund me 9 shkurt

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka publikuar pamje nga momenti kur ju ndalet   rryma gjatë një tubimi me qytetarë në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Azemi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook e kritikoi qeverinë aktuale për paaftësinë e tyre.

Sipas tij, kjo gjendje duhet të marrë fund në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Edhe kjo na ndodhi me këtë qeveri të paaftë. Në fshatin Lloshkobare u ndal rryma me të filluar tubimi ynë. Fatmirësisht banorët e fshatit Lloshkobare kishin mbushur bateritë e telefonave të tyre gjatë ditës. Kjo gjendje duhet të marr fund më 9 shkurt”, shkroi Azemi.

Shpërndaje në: