Momenti kur Ukraina hedh në erë supermarketin në Donetsk

Ushtria ukrainase hodhi në herë një supermarket të premten, në qytetin e Donetskut, që është nën kontrollin e Rusisë. Sipas zyrtarëve lokalë rusë, të cituar nga Reuters, sulmi u krye me armë të dhëna nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave lokale, gjithashtu të cituara nga Reuters, një person civil humbi jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën. Ukraina nuk pranoi të komentonte. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se nga shpërthimi u dëmtuan edhe godina të tjerë dhe 15 makina.