Momenti kur sulmuesi francez feston me shqiponjë pasi shënon, golin ia dedikoi shqiptarit që vdiq

Momenti kur sulmuesi francez feston me shqiponjë pasi shënon, golin ia dedikoi shqiptarit që vdiq

Ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega ka festuar golin e tij të fundit duke bërë shqiponjën me duar, teksa ka zbuluar se festa erdhi si dedikim për një mik të tijin shqiptar që ka vdekur tashmë.

Al-Hilal ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e tyre në udhëtim te Al-Taawon në kuadër të javës së dytë në Superligën e Arabisë Saudite.

Goli i dytë dhe i fitores për Al-Hilal u shënua nga ish-sulmuesi i njohur i Portos, Moussa Marega.

E veçanta e gjithë këtij lajmi dhe goli ishte festa me shqiponjën dy krenare të bërë nga sulmuesi afrikan.

Megjithatë, Marega ka reaguar shpejt me anë të rrjeteve sociale dhe ka zbuluar arsyen e kësaj feste.

Marega ka shkruar në profilin e tij privat se festa me shqiponjë i dedikohet një mikut të tij shqiptar me emrin Ari.

Ari tashmë nuk jeton dhe Marega është përkujdesur ta kujtoj mikun e tij, duke shkruar gjithashtu “pusho në paqe”.

 

Shpërndaje në: