Momenti kur shpërthen Xhaka: Ata nuk janë fansa të klubit, nuk guxoni të flisni për familjen time
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar shumë ashpër në konferencën për shtyp para ndeshjes me Benficën, që luhet në kuadër të Ligës së Evropës.
Mesfushori shqiptar ka qenë mjaft emocional, duke reaguar ndaj abuzimit që bëhet nga tifozët në rrjetet sociale.
“Do të doja të takoja njerëzit që shkruajnë këto gjëra, të ulem me ta, sy më sy dhe t’i pyes pse po shkruan gjëra të tilla? Është e papranueshme, kështu që ne duhet të hapim sytë dhe të flasim shumë, sepse mendoj se ju e vrisni futbollin kështu nëse njerëzit fillojnë të flasin për një familje apo lojtar apo gjëra të tilla”, deklaroi Xhaka.
🗣 Granit Xhaka on abuse on social media: “I don't see them as supporters of my club. You can say whatever you want about football, but not about a person or the family."
— Connor Humm (@TikiTakaConnor) February 24, 2021
Xhaka deri më tani ka 121 paraqitje për klubin e Arsenalit, dhe ka shënuar 9 gola. /Periskopi