Momenti kur shkruhet historia dhe Curry thyen rekordin si gjuajtësi më i mirë i tresheve që ka parë ndonjëherë NBA

Momenti kur shkruhet historia dhe Curry thyen rekordin si gjuajtësi më i mirë i tresheve që ka parë ndonjëherë NBA

Nëse Steph Curry do të duhej të thyente rekordin e NBA për më së shumti treshe jashtë terrenit të vetë, ai nuk ka mundur të zgjidhte një vend më të mirë për ta bërë se ‘Madison Square Garden’, ku ai konfirmoi ardhjen si superyll më 27 shkurt të vitit 2013, me 54 pikë të shënuara kundër Knicks.

Të martën, Curry kishte nevojë për dy tre-pikësha për të thyer rekordin e të gjitha kohëve që mbahej nga Ray Alleni legjendar, transmeton Periskopi.

Ai e shënoi të parin brenda dy minutave, dhe pastaj erdhi ai i rekordit pas 7 minutave të çerekut të parë.

Curry përfundoi me pesë tre-pikësh gjatë natës, duke e rritur totalin e karrierës së tij në 2,977, rrugës për në 22 pikë, ndërsa Warriors dolën me një fitore 105-96.

Shikoni më poshtë momentin historik kur thyhet rekordi. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: