Momenti kur një pjesëtar i stafit të Hungarisë kishte nevojë për ndihmë mjekësore

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Hungarisë është duke luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në UEFA Nations League.
Në minutat e para të ndeshjes, një pjesëtar i stafit të Hungarisë kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Ai u dërgua menjëherë brenda në dhomat e zhveshjes, por nuk dihet ende për gjendjen shëndetësore të tij.
Ndeshja tashmë ka filluar dhe Holanda është duke fituar me rezultatin 1:0 me golin e shënuar nga penalltia nga Weghorst.