Momenti kur ndeshja e futbollit në Gjermani braktiset për herë të parë për shkak të racizmit

Momenti kur ndeshja e futbollit në Gjermani braktiset për herë të parë për shkak të racizmit

Një ndeshje profesionale e futbollit në Gjermani u braktis të dielën pas abuzimeve raciste ndaj një lojtari nga një individ në tribuna.

Duisburg priti Osnabruck në ‘MSV-Arena’ për ndeshjen e Ligës 3.

Takimi u ndal në minutën e 33-të kur një koment racist nga tribuna iu drejtua anësorit të Osnabruck, Aaron Opoku, transmeton Periskopi.

Ndeshja u braktis 45 minuta pasi ndodhi incidenti. Është hera e parë që një ndeshje profesionale në Gjermani braktiset për shkak të një incidenti racist.

Shikoni momentin më poshtë.

Michael Welling, drejtori i Osnabruck, zbuloi pas ndeshjes se Opoku nuk deshi ta vazhdonte ndeshjen dhe bashkëlojtarët e kuptuan vendimin e tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: