Momenti kur Macron e ‘shkundi’ Haradinajn në Berlin (Video)

Momenti kur Macron e ‘shkundi’ Haradinajn në Berlin (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj sot ka thënë se nuk ka pasur kurrfarë presioni nga presidenti francez Emmanuel Macron në Samitin e Berlinit.

Ai tha se ‘me Macronin ka komunikuar në gjuhën frënge’ dhe se ‘ata që po thonë se ka pasur presion, nuk e dinë gjuhën frënge dhe kanë qëndruar korridoreve’.

“Kam folë me Macron në gjuhën frenge, nuk e di ata qe rrinë nëpër korridore a kanë mundur ta kuptojnë  gjuhën qe kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht leni, se nuk e dinë as vet pse po flasin”, tha ai.

Kjo është një video e cila tregon një moment ‘shkundës’ të përshëndetjes Macron  – Haradinaj.

 

 

Shpërndaje në: