Momenti kur lëndohet Tonali i Milanit dhe del nga loja me barelë në miqësoren ndaj Shqipërisë
Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren përballë Shqipërisë në “Air Albania”.
Në dy përplasje që mesfushori italian pati me Keidi Baren, e detyruan që të dilte nga fusha e lojës me barelë, duke shqetësuar Mançinin.
Gjithsesi, ovacionet nga tifozët nuk munguan, të cilët e duartrokitën titullarin e Milanit.