Momenti kur Krunic nga inati e godet me boks Bastonin, gjyqtari nuk dha penallti as karton të kuq
Interi luajti rolin e mysafirit në ndeshjen e mbrëmshme dhe San Siro u mbush me tifozë kryesisht të Milanit, por as kjo nuk e ndihmoi këtë skuadër të shmangte humbjen nga rivalët e qytetit në gjysmëfinale të Champions League.
Edin Dzeko ishte një nga më të mirët në fushë dhe ai e hapi lojën në mënyrë fantastike pasi arriti të shënonte 1:0 në minutën e tetë pas harkimit të Calhanoglu, shkruan LIG Sport.
Tashmë në minutën e 11-të, në tabelën e rezultateve shënohej 2:0 për Interin, ndërsa në San Siro ishte heshtje totale. Mysafirët arritën në golin e dytë pas një aksioni të shkëlqyer dhe asistimit të Dimarco për Mkhitaryan, i cili shënoi shkëlqyeshëm dhe dyfishoi epërsinë e Interit.
Vendasit deri në fund të ndeshjes u përpoqën të riktheheshin dhe të paktën të merrnin një rezultat që mund t’ua lehtësonte punën në ndeshjen e dytë, por nuk ia dolën.
Interi pati disa raste edhe për të festuar më bindshëm, por për fat të kuqezinjve, Maignan arriti të ruajë avantazhin e tij në pjesën e dytë.
Të gjitha 90 minutat i luajti edhe Rade Kruniç, i cili mbrëmë ndaj Interit nuk bëri shumë. Mesfushori është në qendër të vëmendjes për lëvizjen e tij inatosur.
Krunic mori karton të verdhë në pjesën e parë dhe më pas gjatë pjesës së dytë, kur Interi realizoi një goditje nga këndi, qëllimisht e goditi Bastonin me dorë në bark dhe pritej që arbitri të jepte edhe penallti.
Lojtarët e Interit protestuan ashpër dhe kërkuan që arbitri të shikonte videon e VAR-it dhe të përjashtonte Kruniçin dhe të jepte një penallti për mysafirët, por ata mbetën të shokuar kur Gil Manzano vetëm tundi duart.
Rigore ed ESPULSIONE 🟥
Nettissimo 😱#MilanInter #Krunic #Bastoni pic.twitter.com/v0tJjv2OzN— L o r e (@26L0renz0) May 10, 2023