Momenti kur kapiteni i Atletico Madrid ndalet për një ‘selfie’ gjatë një goditje nga këndi
Atletico Madrid luajti mbrëmë miqësoren e parë parasezonale për sezonin 2022/23.
“Los Colchoneros” triumfuan ndaj Numancias 4-0.
Një moment shumë interesant ndodhi në këtë takim, me videon që tashmë është bërë virale në gjithë botën.
Kapiteni i Atletico-s, Koke po përgatitej të bënte një goditje këndi nga ana e djathtë e fushës, kur një tifoz i guximshëm i Atletico-s doli në fushë dhe bëri një ‘selfie’ me të.
Atletico ka tre miqësore të mbetura përpara se të nisë La Liga. Ata përballen me Manchester United këtë fundjavë përpara se të luajnë me Cadiz të enjten. Testi i tyre i fundit para sezonit të ri do të bëhet ndaj gjigantëve italianë, Juventus.