Momenti kur Joshua doli nga vetja dhe nuk e dëgjoi as babain e tij pas humbjes nga Usyk

Momenti kur Joshua doli nga vetja dhe nuk e dëgjoi as babain e tij pas humbjes nga Usyk

Ish-kampioni i botës nuk arriti t’i rikthejë titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO, pasi e humbi edhe rimeçin ndaj ukrainasit me vendim të gjyqtarëve.

Pas humbjes në King Abdullah Sport City Arena në Jeddah, britaniku mbajti një fjalim emocional në ring duke thënë shumëçka, teksa njerëzit pranë tij mundoheshin ta qetësonin.

I pushtuar nga emocionet dhe me gjasë i tronditur, ai nuk kishte kontroll mbi veprimet e tij, andaj ishte i pasjellshëm në reagimet, ndërsa në këtë nuk bëri përjashtim as babai i tij.

VIDEO

Babai i AJ ishte afruar te shkallët e ringut dhe u përpoq ta kapte për dore për ta qetësuar teksa ai largohej nga ringu, mirëpo boksieri ia largoi dorën duke i thënë: “Largohu nga unë” dhe vazhdoi të ecte duke ia kthyer shpinën.

Joshua ka kërkuar falje për sjelljet e tij duke thënë: “E zhgënjeva veten. Kam vepruar me pasion dhe emocion të pastër dhe kur nuk kontrollohen, nuk është mirë. E dua shumë këtë sport dhe do të jem më mirë që nga ky moment. Respekt.”

Britaniku tani po shikon rikthimin në ring në periudhën nëntor-dhjetor kundër një kundërshtari aktualisht të pazbuluar. Deontay Wilder dhe Dillian Whyte janë në mesin e kundërshtarëve potenciale. /Telegrafi/

Shpërndaje në: