Momenti kur Ferdinand, Lineker dhe Shearer humbin kokën nga gëzimi pas golit kundër Gjermanisë

Momenti kur Ferdinand, Lineker dhe Shearer humbin kokën nga gëzimi pas golit kundër Gjermanisë

Anglia ka arritur ta eliminojë Gjermaninë dhe të kualifikohet në çerekfinalen e “Euro 2020”.

“Tre Luanët” mposhtën dje Gjermaninë 2:0 duke siguruar kualifikimin tutje.

Golin e parë për anglezët e shënoi Raheem Sterling, i cili i “çmendi” tifozët e Anglisë.

Në videon e bërë virale, shihen që tre legjendat angleze, Rio Ferndinand, Gary Lineker dhe Alan Shearer festojnë në studion e inkuadruar në stadium gjatë lidhjes direkte nga ku kërcejnë dhe bërtasin nga lumturia.

Ishte diçka heroike për anglezët saqë të tre legjendat e kanë përjetuar kështu këtë moment.

Anglia në fazën çerekfinale do të gjejë Kombëtaren e Ukrainës, nga ku do të përballen mbrëmjen e së shtunës.

Shpërndaje në: