Momenti kur Donnarumma futet në ndërtesën e PSG-së, pritet vetëm zyrtarizimi

Momenti kur Donnarumma futet në ndërtesën e PSG-së, pritet vetëm zyrtarizimi

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma tashmë është shumë, shumë afër transferimit te Paris Saint-Germain.

Ylli i Euro 2020, në fakt, aktualisht është në ndërtesën e gjigantit francez, ku pritet ta nënshkruajë kontratën për aventurën e re, shkruan Periskopi.

Gigio pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare, që do ta mbajë atë në ‘Parc des Princes’ deri në vitin 2026.

Ai u shpall edhe lojtari i “Euro 2020” pas paraqitjeve të mira të tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: