Momenti kur Dilian Whyte nokauton Alexander Povetkinin
Dilian Whyte triumfoi ndaj Alexander Povetkinit në rimeçin e zhvilluar në Gjibraltar.
Whyte u “hakmor” ndaj Povetkinit, pasi ky i fundit kishte triumfuar në duelin e parë në vitin e kaluar.
Whyte e nokautoi rusin në raundin e katërt, dhe nga aty filloi dominimin e tij.
Një goditje me të djathtën e dërgoi Povetkinin në dysheme, një kombinim tjetër e hodhi në litar dhe më pas u nokautua.
Ai u ngrit në këmbë, por u ndalua me të drejtë nga stafi i tij për të pësuar humbjen e tij të tretë.
Vetëm Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kishin mundur më parë Povetkin në 39 meçet e tij.
Në anën tjetër, kjo është fitorja e 28-të e Whyte në 30 meçet e tij.