Momenti kur Challandes ‘humb kokën’ në konferencë dhe eskalon në monolog

Momenti kur Challandes ‘humb kokën’ në konferencë dhe eskalon në monolog

Bernard Challandes zhvilloi konferencën për shtyp sot, para ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në shtator.

Tekniku zvicëran asnjëherë nuk ka arritur ta mbajë veten larg kritikave kohëve të fundit, pas rezultateve të dobëta të ‘Dardanëve’, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, ai bëri thirrje për reflektim, duke thënë se sot do të flas zëshëm dhe ashpër me djelmoshat e tij.

Dhe, derisa ai po fliste në lidhje me mentalitetin e skuadrës si faktor kyç të suksesit, zvicërani ‘traumatizoi’ gazetarët duke ngritur zërin, teksa tregoi pasion të admirueshëm.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 2:05 për ta parë momentin interesant të Challandesit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: