Momenti kur Angelina Jolie evakuohet urgjentisht nga Lvivi pas alarmit për sulm ajror (Video)
Angelina Jolie ka treguar gjithmonë solidaritetin e saj përballë padrejtësive në botë. Përveç të qenit ambasadore e OKB-së, ajo është gjithashtu ambasadore e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).Me këtë rast ajo dëshironte të ndihmonte popullin ukrainas në këto kohë të vështira që po kalon me pushtimin rus dhe vizitoi qytetin Lviv, qyteti kryesor në perëndim të Ukrainës.
Mirëpo, ky udhëtim nuk kishte të bënte me pozitat e saj në këto organizata dhe ishte ndërmarrë si një mision personal, me qëllimin për të “ndihmuar ukrainasit”.
Atje, ajo mundi të shihte situatën nga afër dhe të dëgjonte përvojat e njerëzve të prekur. Aktorja vizitoi një kafene, një shkollë me konvikt dhe një stacion treni, por u desh të evakuohej nga ky i fundit. Kjo pasi në ato momente ra alarmi për sulm ajror dhe atë e larguan me urgjencë.
Disa fansa nxituar t’i bënin video dhe të tjerë përpiqeshin të bënin foto me të por aktorja nxitonte pasi i rrezikohej jeta.