Momenti kur Agim Ademi dërgohet me duar të lidhura në QKUK
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Prokruoria e Kosovës e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se ai është ndalur për 48 orë pas intervistimit të tij dhe se tashmë do të vazhdohet me procedurat e tjera.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.