Momenti i sikletshëm kur disa lojtarë të Newcastlet kërkojnë të shkëmbjenë fanellat me Cristiano Ronaldon
Dy futbollistë të Newcastlet kërkuan fanellën e Cristiano Ronaldos, pas humbjes 4-1 të skuadrës së tyre nga Manchester Unitedi, sipas raporteve.
Kapiteni, Jamaal Lascelles dhe Joelinton diskutuan me ikonën e Unitedit pas ndeshjes dhe disa fansa të frustruar të ‘Toon’, besojnë se ata kërkuan fanellën e tij, transmeton Periskopi.
Adam Crafton nga ‘The Athletic’ bëri një postim ku tha se ai pa ‘më shumë se një’ lojtar të Newcastlet duke kërkuar fanellën e Ronaldos pas ndeshjes.
Dyshimet u konfirmuan nga Rory Smith i ‘New York Times’, i cili potencoi se Lascelles e kërkoi para se ‘dikush tjetër’ u mundua t’ia marrë nga dora kapitenit.
Pamjet sugjerojnë se ai lojtar ishte Joelinton, me Ronaldon që u duk se bëri me shenjë nga një futbollist tjetër duke i thënë se fanella tashmë është dhuruar.
Ekziston çdo mundësi që lojtarët në fakt të kenë qenë duke uruar yllin e Man Unitedit, por këto spekulime i kanë lënë fansat e Newcastlet të frustruar në rrjetet sociale, teksa është hedhur në pikëpyetje lidershipi i Lascelles.
Një fans shkroi: ”Po lexoj se Joelinton dhe Lascelles të dy kërkuan fanellën e Ronaldos pasi u shkatërruan 4-1. E kuptoj se është Ronaldo por trego pak dinjitet. Ne jemi shaka, njeri.”
Një tjetër shkroi: ”Neveritëse të shohësh Lascelles të hedhur mbi Ronaldon dhe duke kërkuar fanellën e tij, pasi ne sapo humbën 4-1. Çfarë kapiteni.” /Periskopi.com/