Momenti i Messit që ‘çmendi’ tifozët në miqësoren ndaj Arabisë, u duk sikur u lëndua
Lionel Messi i frikësoi tifozët e futbollit në një moment teksa u pa sikur u lëndua në ndeshjen miqësore të Argjentinës ndaj Emritave të Bashkuara Araba përpara Kupës së Botës.
Shumë nga analistët e futbollit thonë se Messi me Argjentinën e tij do të triumfojnë në fund në Kupën e Botës, shkruan PEriskopi.
Edhe Jamie Carragher pranoi që lojtari i PSG-së ta fitojë turneun, në vend që ta shohë Anglinë duke e fituar atë për herë të parë që nga viti 1966.
Pra, një nga gjërat më të këqija që mund të ndodhte do të ishte të shihnim shtatë herë fituesin e Topit të Artë të lënduar herët, siç menduan disa tifozë në Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën mbrëma.
Argjentina u përball me Emiratet e Bashkuara Arabe në një ndeshje para turneut në stadiumin Mohammed bin Zayed dhe 35-vjeçari u rrëzua në një duel pasi u hodh për një moment, me tifozët që u frikësuan se argjentinasi u lëndua, por për fat të mirë u ngrit shpejt në këmbë.
Shikoni momentin në video: