Momenti gjenial i Kai Havertzit që i la totalisht të poshtëruar Sergio Ramosin dhe Toni Kroosin
Kundër Real Madridit, Kai Havertz ua kojtoi të gjithëve se ai është thjesht superyll në bërje e sipër.
Transferimi 76 milionësh nga Bayer Leverkuseni dhuroi një paraqitje masterklas nën reflektorët e ‘Stamford Bridges’, duke luajtur rol kyç në fitoren 2-0 që ia siguroi Chelseat finalen e Champions Leagues, transmeton Periskopi.
Shpejtësia e Havertzit, lëvizja dhe qetësia me topin i shkaktuan shumë probleme mbrojtjes së Real Madridit përgjatë 90 minutave në fushë.
Herët në pjesën e dytë, 21-vjeçari ia futi për mrekulli topin nën këmbë Toni Kroosit dhe ky ishte vetëm rasti i parë nga dy përballjet mes gjermanëve.
Në rastin e dytë, Havertz vendosi ta frustrojë Kroosin dhe Sergio Ramosin duke humbur kohë në një mënyrë brilante.
Pasi N’Golo Kante kishte shkaktuar një ndërhyrje të palejuar, Havertz uli duart dhe trupin sikur do ta kapte topin, por në fakt e goditi tutje me këmbën e djathtë.
Kush e kishte menduar se ai dinte të bënte gjëra të tilla, eh? /Periskopi.com/
Havertz trolling Ramos and Kroos in last minutes of the game has me dead ?? pic.twitter.com/JPZ6PRQ9zY
— Val (@V41324) May 6, 2021