Momenti epik kur reporteri nuk e njohu Bellerinin dhe e quajti ‘hipster’ në Grand Prixin kanadez

Momenti epik kur reporteri nuk e njohu Bellerinin dhe e quajti ‘hipster’ në Grand Prixin kanadez

Hector Bellerin ka pasur një karrierë të mirë deri këtu.

Mbrojtësi spanjoll debutoi për Arsenalin në vitin 2013 dhe ka bërë 232 paraqitje për klubin, transmeton Periskopi.

Tash 25-vjeçar, Bellerin është një prej futbollistëve më të njohur në Premier League dhe njihet nga fansat e futbollit rreth e qark botës.

Mirëpo, disa vite më parë, Bellerin u përfshi në disa momente të sikletshme ku prezantuesit e ‘Sky Sports’ nuk ia kishin idenë kush ishte ai.

Hector Bellerin in action for Arsenal

Në qershor të vitit 2018, mbrojtësi i Arsenalit mori pjesë në Grand Prixin kanadez gjatë pushimit veror.

Bellerin po fliste me modelen Winnie Harlow, kur u ndërpre nga reporteri Martin Brundle.

Brundle, qartazi pa e ditur kush ishte Bellerin, tha: ”E keni problem nëse ndërhyj, të flas me këtë zonjë të bukur, a do të ofendoheshe?”

Bellerin pranoi kërkesën por, disa momente më vonë, ai nuk u njoh përsëri, kësaj here nga Ted Kravitz.

Me kamerat të fokusuara në yllin e Premier Leagues, Kravitz tha: ”Disa hipsterë këtej pari me kokë të rruar pantollonta të shkurtëra dhe syze me ngjyra.

”Ai duket tejet mirë, ai djali, apo jo? Në rregull, na falni, u shpërqëndrova nga hipsterët.”

Epike. Momentet po shpërndahen në rrjetet sociale përsëri dhe mund t’i shihni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: