Momentet më të mira të Phil Fodenit këtë sezon në CL janë absolutisht drithëruese

Momentet më të mira të Phil Fodenit këtë sezon në CL janë absolutisht drithëruese

Futbolli anglez ka dhuruar një grup të futbollistëve ekstremisht të talentuar në vitet e fundit; sidoqoftë, mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden mund t’ua kalojë të gjithëve.

Pep Guardiola ngriti shumë vetulla në verën e vitit 2019 kur përshkroi Fodenin si ‘lojtari më i talentuar’ që ka parë në karrierë si lojtar dhe si trajner, transmeton Periskopi.

Këto fjalë po vinin nga njeriu që ka drejtuar Lionel Messin për katër vite te Barcelona.

Por Foden nuk ka qenë asgjë tjetër veç sensacional për Man Cityn kurdo që është selektuar nga Guardiola.

Dhe pasi priti me durim mundësinë e tij për t’u bërë startues i rregullt në ‘Etihad’, Foden është tash një prej emrave të parë në listën e Guardiolas dhe sigurisht se do të startojë për Cityn kundër Chelseat në finalen e Champions Leagues.

Foden ka luajtur rol masiv drejt rrugëtimit të Cityt drejt finales së parë të Champions Leagues në histori të klubit dhe videoja dy-minutëshe e tij është postuar nga UEFA ku tregohen momentet e tij më të mira në kompeticion këtë fushatë.

Shikoni më poshtë…

Shpërndaje në: