Moment për t’u mos harruar asnjëherë, tifozi i Romës i propozon të dashurës para syve të Mourinhos
Një tifoz i Romës i ka propozuar të dashurës së tij në praninë e trajnerit, Jose Mourinho.
Tifozi këmbënguli për një fotografi me trajnerin portugez, vetëm që pastaj t’i propozonte të dashurës së tij .
“Special One” dhe pjesëtaret e tjerë të Romës duartrokiten pasi gruaja tha “Po” – derisa video u publikua edhe nga faqja zyrtare e kubit italian.
Forse questa mancava nel palmares di José Mourinho ?❤️??#ASRoma pic.twitter.com/KZuVdlpHIB
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 22, 2022
E gjithë kjo ndodhi në stadiumin “Municipal di Albufeira”, aty ku skuadra italiane ishte duke kryer një seancë stërvitore.
Përveç kësaj, Roma në Portugali është duke kryer edhe fazë para-sezonale.