Moment i sikletshëm për yllin e Ajaxit: Dërgoi topin në rrjetë, por goditi shtyllën me një pjesë të ndjeshme të trupit
Ylli i Ajaxit, Dusan Tadiq e ndihmoi mbrëmë Ajaxin të fitojë takimin e Grupit C ndaj Borussia Dortmundit.
Tadiq me bashkëlojtarë triumfuan 1-3 dhe kësisoj Ajaxi siguroi edhe matematikisht kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi serb kontribuoi me golin e parë të takimit e që ishte i kthesës për gjigantin holandez.
Megjithatë, ky gol nuk ishte fare i lehtë për Tadiqin që për ta dërguar topin në rrjetë pësoi një lëndim të lehtë, por shumë të sikletshëm.
Një top i harkuar nga krahu i djathtë po shkonte jashtë portës së portierit vendas, por Tadiq vrapoi shpejt dhe me një prekje ia ndryshoi kahjen topit duke e dërguar në kuadrat.
Tadiq u hodh në drejtim të topit, ndërsa vetë goditi shtyllën me një pjesë shumë të ndjeshme të trupit.
Më poshtë mund ta shikoni momentin.