Moment i rëndësishëm: Çfarë mund të ndryshojë tërësisht çështjen #FreeBritney

Moment i rëndësishëm: Çfarë mund të ndryshojë tërësisht çështjen #FreeBritney

Lufta e Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë që ka kontrolluar jetën e saj do të kthehet në gjykatë të ditën e sotme, në një seancë që mund të ndryshojë totalisht çështjen.

Në një dëshmi të rrallë muajin e kaluar, këngëtarja tha se kujdestaria kishte qenë “abuzive” dhe për herë të parë bëri thirrje publike për përfundimin e marrëveshjes ligjore që i ka dhënë babait të saj dhe të tjerë njerëzve kontroll mbi jetën personale dhe karrierën e saj për 13 vjet.

Çfarë ndodhi më pas shkaktoi shumë trazira për cështjen që ishte mbajtur e fshehtë për vite me radhë: Avokati Britney-t i caktuar nga gjykata, Samuel D Ingham, kërkoi të japë dorëheqjen; firma e administrimit të pasurisë, Bessemer Trust, u tërheq nga mbikëqyrja e pasurisë; menaxheri prej një kohe të gjatë u tërhoq; babai i saj, Jamie Spears, i kërkoi gjykatës të hetojë pretendimet e këngëtares; avokatët e përfshirë në këtë çështje kanë debatuar ashpër në proceset gjyqësore.

I dyshimtë është fakti nëse Britney do të jetë në gjendje të punësojë një avokat. Ingham, avokati i saj, është përballur me një hetim të fortë pasi Spears tha në gjykatë se ajo nuk e dinte se mund të bënte kërkesë për të përfunduar kujdestarinë. Të dhënat kanë treguar se Spears për vite me radhë ka kundërshtuar kujdestarinë, por Ingham, i cili është paguar miliona nga pasuria e saj, nuk ka bërë kurrë kërkesë për t’i dhënë fund.

Ingham iu caktua nga gjykata kur u vendos për herë të parë në kujdestari në vitin 2008.

New York Times raporton se Spears ka qenë në kontakt me Mathew Rosengart, një avokat i Hollivudit dhe ish-prokuror federal i cili pritet të marrë pjesë në seancën dëgjimore këtë javë. Ekspertët thonë se nëse Britney arrin të punësojë një avokat, çështja mund të ndryshojë në favor të saj.

Moment i rëndësishëm: Çfarë mund të

“Kjo sinjalizon se e gjithë gjëja më në fund po shkatërrohet. Për mua, është fillimi i vërtetë i fundit,” tha për Guardian Megan Radford, një aktiviste e vjetër e lëvizjes #FreeBritney.

Kevin Wu, një tjetër avokat, thotë se është optimist se “liria e saj po vjen së shpejti”. “Kjo është më e madhe se Britney. Ka shumë njerëz që janë nën kujdestari abuzive. Vëmendja për çështjen e saj shpresoj se do të sjellë drejtësi për shumë nga këta njerëz,” tha ai.

Unioni Amerikan i Lirive Civile dhe grupet e tjera të të drejtave të njeriut paraqitën një njoftim këtë javë në mbështetje të së drejtës së Britney-t për të punësuar avokatin e saj.

Shpërndaje në: