Molliqaj: Qeveria sponsorizon ‘fake news’ përmes profileve fallce, VV sponzorizon ligje që duan kontrollin e mediave
I pari i PSD-së Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportit të fundit të “Reporterëve pa Kufij” Kosova ka rënë 19 poozita më poshtë për vitin 2024, sa i përke lirisë së mediave, shkruan Periskopi.
“Pushteti nuk del në intervista. Është i mbyllur. Nuk komunikon. Pastaj ankohet për informimin e mediave.Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët. Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve”, ka shkruar Molliqaj ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Kosova degradon edhe në lirinë e mediave.
🔸Pushteti sulmon mediat në çdo komunikim publik.
🔸Pushteti nuk del në intervista. Është i mbyllur. Nuk komunikon. Pastaj ankohet për informimin e mediave.
🔸Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët.
🔸Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve.
🔸Qeveria sponsorizon fakenews permes profileve fallce.
Ne duhet të luftojmë si qytetarë që ta pamundësojmë kontrollin e qeverisë mbi të drejtat tona.