Molliqaj publikon një video të Kurtit nga Gjermani: Po u thotë mërgimtarëve që në qeverisjen e tij nuk ka punësime partiake
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në shtetin e Gjermanisë. E, nga atje shefi i ekzekutivit ka folur për punësimet dhe nepotizmin.
Në një video të publikuar nga Dardan Molliqaj, Kurti shihet duke thënë se në Kosovë njerëzit punësohen vetëm sipas meritës e jo me mbiemra familjesh e lista partie.
Mirëpo për Molliqaj kjo nuk është e vertetë. Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kur rrena duartrokitet, është shenjë e rrezikut për shoqërinë.