Molliqaj: Ne e mbështesim protestën e minatorëve të Trepçës

Molliqaj: Ne e mbështesim protestën e minatorëve të Trepçës

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka dalë në mbështetje të protestës së thirrur nga minatorët e Trepçës.

Molliqaj ka përmendur që minatorët janë pa paga që dy muaj.

Reagimi i tij:

Minatori i Trepçës ishte udhërrëfyesi i revoltës kundër dhunës sistemore që përjetim gjente tek çdonjëri në vitet e 90-ta. Sot, për pushtetin me kalkulator në dorë e menaxhmentin inert e dashakeq, u bë armik. Nuk ka rëndësi që ai po përjeton trajtim të padinjitetshëm, që ka mbetur pa pagë tash e 2 muaj, që punon në rrezikun më të madh nën tokë, që nuk ka mjete adekuate të sigurisë e ato pak që janë është dashur t’i blejë vetë. Ai është armik. Armiku nuk trajtohet, por luftohet deri në zhdukje. Mendësia autoritare synim ka nënshtrimin e secilit. Prandaj është domosdoshmëri që secili t’i rezistojë tendencës së tillë me çdo kusht.

Të enjten, në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, minatorët e Trepçës protestojnë për trajtim të dinjitetshëm kundër një pushteti që veç të kundërtën po ia ofron. Ne mbështesim protestën dhe qëndrojmë në solidaritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre!

Shpërndaje në: