Molliqaj i shpreh ngushëllime Thaçit: Humbja e prindit në kushte burgu është dhimbje e papërshkrueshme

Molliqaj i shpreh ngushëllime Thaçit: Humbja e prindit në kushte burgu është dhimbje e papërshkrueshme

Humbja e prindit në kushte burgu është dhimbje e papërshkrueshme, ka shkruar Dardan Molliqaj, në shprehjen e tij të ngushëllimeve për Presidentin Hashim Thaçi, pas vdekjes së babasë së tij, Haxhi Thaçit.

Molliqaj e quajti “padrejtësi” atë që Thaçi ishte larg e në pamundësi për të qenë i pranishëm gjatë gjendjes së rëndë shëndetësore pasa të ndërronte jetë.

“Humbja e prindit në kushte burgu është një dhimbje e papërshkrueshme. Të mos jesh pranë në çastet e fundit, të mos ia dëgjosh fjalët e fundit, të mos e shohësh shikimin e fundit, është një barrë që peshohet rëndë mbi njeriun. Ky fenomen ka qenë prezent tek të burgosurit politik në kushtet e pushtimit, dhe sot po i ndodhë njerëzve që udhëhoqën luftën. Dhe ky nuk është thjesht një fat i keq – është padrejtësi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: