Molliqaj: Fakti që pushteti e mbrojti Mimozën, e bën atë fajtor
“Biseda Mimoza-Radojçiq duhet me destabilizu gënjeshtrën e këtij pushteti”, ka thënë Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmës një reagimi në Facebook.
Molliqaj ka sjell në kujtesë se “Radojçiq ishte në listën e zezë të ShBA-së, por mbi të gjitha Kosova e dinte atë si dorën instrumentale të Serbisë në Kosovë.”
Sipas tij, “fakti që pushteti e ka mbrojtur Mimozën duke mohuar ekzistencën e bisedës, e bën atë fajtor.”
Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara.
Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.
Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.