Molliqaj-Abazit: Je pak si femër, ke edhe probleme që je i vogël

Ka eskaluar paksa debati i sontëm ndërmjet Dardan Molliqajt të PSD’së dhe Haki Abazit të VV’së, transmeton Periskopi.
Molliqaj përveç që e quajti Abazin servil, frikacak e të padijshëm, i tha se duket edhe si ‘femër’.
‘’Je pak edhe si femër. Ke probleme që je i vogël, skuqesh kur flet e je në siklet’, tha Molliqaj.
Menjëherë, Molliqaj u kthye dhe kërkoi falje ndaj femrave për këtë krahasim/PERISKOPI/