Moldavia nuk i jep vizë Lirim Kastratit që të luaj me Dinamon në Ligën e Kampionëve

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i njohur nga 113 shtete botërore.
Por ka ende disa shtete që jetojnë me iluzion dhe ëndrra duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës.
Njëra nga këto shtete është edhe Moldavia që është një shtet mik i Serbisë.
Ky shtet nuk e ka pajisur me vizë futbollistin nga Kosova, Lirim Kastrati i cili luan te gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
Skuadra kroate do të luaj të martën me Sheriff Tiraspol në Moldavi në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kampionëve.
E shteti moldav duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e ka pajisur me vizë sulmuesin nga Hogoshti, Lirim Kastratin.