Moldavia ia refuzoi vizën Kastratit veç pse është nga Kosova: Dinamo ankohet në UEFA

Moldavia ia refuzoi vizën Kastratit veç pse është nga Kosova: Dinamo ankohet në UEFA

Dinamo ka bërë ankesë në UEFA për vendimin e Moldavisë, që ka refuzuar t’ia lëshojë vizën Lirim Kastratit. Moldavia nuk e njeh Kosovën, ndërsa Kastrati ka pasaportë kosovare. Ekipi kroat është ankuar në UEFA, me arsyetimin se politika nuk ka vend në sport.

Gjithashtu, argument i fortë i Dinamos është edhe fakti se Kastrati mori vizë për t’u futur pa asnjë problem sezonin e shkuar në Rusi, shtet që po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Dinamo në plejofin e Ligës së Kampionëve, do të përballet me Sheriff Tiraspolin ndërsa ndeshja e parë do të luhet të martën e ardhshme në Moldavi.

Shpërndaje në: