Mohon përfshirjen në vrasjen e Ibrahim Licit, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Mohon përfshirjen në vrasjen e Ibrahim Licit, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në qytetin e Shkodrës.

Në sallën e gjyqit Safet Bajri mësohet se ka mohuar përfshirjen e tij në vrasjen e Ibrahim Licit 7 vite më parë në qytetin e Shkodrës.

Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër me urdhër të SPAK dhe më pas u transferua nga forcat speciale drejt Tiranës.

Shpërndaje në: