Modriq i përlotur para gazetarëve, shikoni se çfarë tha pas ndeshjes

Modriq i përlotur para gazetarëve, shikoni se çfarë tha pas ndeshjes

Manchester City u kualifikua në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kanë siguaruar biletën për finale.

Mesfushori kroat, Luka Modriq pas ndeshjes u shfaq i emocionuar dhe i përlotur para gazetarëve.

Ai tha se City ishte skuadër superiore dhe se ata duhet t’i urojnë për kalimin në finale.

“Çfarë ndodhi? Nuk ishim mirë. Ne donim të luanim ndryshe dhe më mirë, por nuk ia dolëm. City ishte superior. Kështu ndodhi. Ata ishin më të mirë. Ne duhet ta pranojmë këtë dhe t’i urojmë ata. Të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Luka Modriq i përlotur.

“Ka shumë analiza dhe kritika. Ne duhet të jetojmë me të dhe të mësohemi me të. Kritikat nuk do të na varrosin, sidomos ato konstruktive dhe duhet t’i pranojmë pas një disfate kaq të rëndë”

Modriq nuk lejon asnjë kritikë ndaj trajnerit Carlo Ancelotti.

“Trajneri e meriton të qëndrojë në vendin e tij edhe pas kësaj disfate. Ai na solli kaq shumë trofe dhe sezonin e kaluar ai ishte i mrekullueshëm. Nuk kemi nevojë të dramatizojmë”, tha mesfushori kroat.

“Sa i përket fundit të epokës time, duhet të ecim përpara, nuk dua të flas për të ardhmen tani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kjo skuadër mund të sjellë shumë të tjera festime për tifozët”, përfundoi Modriq.

Shpërndaje në: