Modric mungon ndaj Levante, Ancelotti me vetëm katër mesfushorë në dispozicion

Modric mungon ndaj Levante, Ancelotti me vetëm katër mesfushorë në dispozicion

Real Madrid është në telashe të mëdha para ndeshjes së radhës në La Liga.

Carlo Ancelotti duhet ta përgatis ndeshjen e radhës në La Liga, ndaj Levante, me vetëm katër mesfushorë në dispozicion.

Real Madrid ka mësuar se do të jetë pa shërbimet e Luka Modric, pasi ky i fundit po vuan nga një lëndim, përcjell Periskopi.

Lojtari do të bëjë teste më të thella nesër, për të parë saktësisht se cila është situata e tij. Kësisoj, ai nuk do të jetë i gatshëm për Levanten.

Ancelotti do të ketë vetëm katër mesfushorë në dispozicion, dhe nga ta emra që nuk kanë qenë pjesë e formacionit bosht të madrilenëve.

Isco,Casemiro, Valverde dhe Blanco janë të vetmit që pozitë natyrale kanë mesfushën.

Mbetet të shihet se si do të rreshtohet Ancelotti, me këta emra në dispozicion. /Periskopi/

Shpërndaje në: