Modric hyjnor, Ancelotti i emocionon të gjithë: Është një dhuratë, aq më shumë për ata që mund ta shijojnë atë
Top i Artë në vitin 2018 dhe pjesë e rëndësishme e Real Madridit qe tashmë 12 vjet, që kur ishte larguar nga Tottenhami në gushtin e largët të vitit 2012.
Luka Modric nuk ndalet kurrë së bëri magji, duke i kënaqur sytë e pasionantëve të futbollit, shkruan “Express”.
Mesfushori kroat i ka zhvilluar 561 ndeshje me “Merengues”, duke i realizuar 40 gola dhe duke i bërë 90 asistime, ndërsa mbrëmë kundër Mineras “profesori” dha gjithçka që kishte nga vetja.
Një paraqitje brilante, e kurorëzuar me golin e shënuar në minutën e 55-të.
Dhe, ndeshje si këto, por edhe një karrierë mbresëlënëse si ajo e përfaqësuesit kroat nuk mund të lihet anash dhe pa u përmendur nga trajneri Carlo Ancelotti.
Trajneri italian i emocionoi të gjithë me deklaratat e tij për “gjeniun e futbollit”.
“Është një dhuratë. Një dhuratë për futbollin e aq më shumë për ata që mund ta shijojnë nga afër. Tifozët, lojtarët, trajneri… bota e Real Madridit. Për mua është një dhuratë e madhe. Mënyra se si i përgatit këto ndeshje… përgatitet si të jetë një finale. Kështu që, është një shembull mjaft, mjaft i rëndësishëm për të rinjtë tanë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos” pas ndeshjes në konferencë për shtyp.
Reali e mposhti ekipin Deportivo Minera me rezultat të pastër, 5:0 në ndeshjen e vlefshme për të 16-ën e fiales së Copa del Rey.