Modelja thotë se kjo lloj buke i ka rritur gjoksin
Modelja amerikane Ireland Baldwin, vajza e aktorëve Alec Baldwin dhe Kim Basinger tregoi për 506,812 ndjekësit e saj se buka e zezë e The Cheesecake Factory – kompani amerikane që operon me restorante dhe shpërndaje të cheesecake (tortë djathi) – i ka rritur gjoksin.
Në një selfie ku gjithë vëmendjen e merr dekolteja, Ireland shkroi: “Kam ngrënë shumë bukë të zezë së fundmi dhe e gjitha ka shkuar të gjoksi im #zgjidhjepraktike.”
Modelja e ka fjalën për bukën e zezë që përgatitet me miell gruri dhe fara.
Ç’thotë shkenca? Në fakt, sipas dietologes Blerina Bombaj, buka e zezë përmban sasi të kënaqshme kalciumi, hekuri, acidi folik, vitaminash B dhe magnez, të domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Si rrjedhojë, është tepër e shëndetshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm. Buka e zezë ndikon në mbrojtjen nga infarktet dhe kanceri i zorrës së tradhë. Por – ndryshe nga rasti i modeles – kjo lloj buke ndikon në dobësim për shkak se përmirëson tretjen.
Megjithatë, siç edhe thekson një studim i bërë dy vite më parë, pesha varet nga mënyra sesi organizmi i gjithëkujt reagon ndaj ushqimeve të ndryshme.
“Ne kemi zbuluar se ashtu si për çdo ushqim tjetër, reagimi i trupit tonë ndaj llojeve të bukës është tërësisht personal. Ky efekt i personalizuar ekziston për çdo ushqim që ne konsumojmë, ndaj nuk ka as edhe një ushqim të mirë ose të keq, ose ato që quhen super ushqime.” u shpreh asokohe Dr. Evan Elinav i Institutit të Shkencave Weiszmann në Izrael.