Modelja shqiptare që thotë se ka takuar Ronaldon dhe Neymar
Mediat italiane po i bëjnë jehonë një modeleje shqiptare 26-vjeçare, e cila ka kaluar mbi 300 mijë ndjekës në Instagram dhe prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e personazheve të rëndësishme të sportit dhe showbiz-it.
Ajo quhet Jori Delli dhe ka lindur në Parma, pasi prindërit e saj shqiptarë emigruan në Itali.
Bukuroshja, 1.76 cm e gjatë, sapo është diplomuar në Inxhinieri dhe deklaron se për momentin është “single”.
Jori Delli ka treguar se ka njohur futbollistë të njohur si Ronaldo dhe Neymar, ndërsa në vitin 2019 ka qenë protagoniste në një spot reklamash, ku shfaqeshin edhe këta dy futbollistë.