Modelja plaçkiti 4 dyqane për një orë, duke kërcënuar me thikë
Një modele Instagrami është dënuar me burgim, pasi ka plaçkitur 4 dyqane brenda një ore.
Monique Marina Agostino, 24 vjeçe, u dënua, pasi u shpall fajtore për grabitjet e kryera në nëntor të vitit të kaluar.
Raportohet se këto vjedhje ajo i ka kryer duke kërcënuar shitësit me thikë.
Modelja do të qëndrojë në burg për 24 muaj. Në muajin janar ajo pritet që të apelojë vendimin.
24-vjeçarja është edhe nënë e një fëmijë.