Modelja e njohur akuzon sulmuesin argjentinas: “Higuain ka pasion për gra të ndyra”
Modelja Manuela Ferrera, e lindur në Breshia të Italisë, nuk e ka fshehur lidhjen e saj të pretenduar me sulmuesin argjentinas. Ajo ishte e ftuar në emisionin e futbollit italian “Tiki Taka”, në të cilën bëri zbulimet.
Ajo tha: “Unë kam qenë e lidhur me Higuain disa kohë më parë. Por ne kurrë nuk u fejuam zyrtarisht, ishte një marrëdhënie që zgjati disa muaj. Mbaroi sepse ai kishte një të dashur tjetër”.
Modelja Ferrera nuk e kurseu fjalët denigruese ish-sulmuesin e Napolit, Juventusit, Çelsit apo edhe të Milanit: “Ai ka një pasion të veçantë për gratë e ndyra. Ai preferoi të shkonte me gra të ndyra”.
Kur u pyet nëse marrëdhënia ndodhi gjatë kohës që Higuain ishte në Napoli, ajo tha: “Jo, më vonë. Ai ishte në Milano në atë kohë,”– deklaroi Ferrera, e cila kur u pyet për pë-r yllin CR7, mohoi zërat se patur ndonjë lidhje apo raport me portugezin
“Historia me Kristiano Ronaldon? Nuk ka pasur kurrë asgjë, ai thjesht më shkruajti një mesazh privat në rrjetet sociale për të më uruar. Unë e vlerësova shumë, ”- deklaroi modelja Manuela Ferrera.