Modelja e famshme pozon lakuriq
Ka pozuar për herë të dytë lakuriq për kampanjën e shtëpisë franceze të modës, Balmain.
Modelja e famshme, Cara Delevingne ka pozuar tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme dhe këto pamje i publikoi në llogarinë e saj, Instagram, shkruan lajmi.net.
“Unë e dua aq shumë sa që nuk dua të shoh rroba mbi të”, ka thënë Olivier Rousteing për fushatën e veshjeve të vitit 2019.
Modelja e cila thuhej të jetë ish e dashura e artistes shqiptare me famë botërore, Rita Ora po punon në projekte të reja që do t’i shihni në vazhdim.