Modelja e famshme: Jam lodhur duke u turpëruar, i dashuri më tradhëtoi me 12 gra
Dyshja janë prindër të një djali 22-muajsh të quajtur Slash, përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, ajo ka shkruar se është lodhur nga tradhtia dhe poshtërimi në prapaskena.
“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave,” kështu e nis modelja mesazhin e saj.
“Unë nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time,” u shpreh Amber Rose në një deklaratë të gjatë në InstaStory, duke akuzuar Alexander Edwards, të cilin ajo nuk e identifikoi me emër, për pabesi.
“Të 12-tat sa jeni (për të cilat e di, por mund të jeni edhe më shumë) mund ta mbani atë. Të gjitha e dinit se ai ishte në lidhje dhe me fëmijë, por ju vazhduat me të gjithsesi. I kam parë mesazhet tuaja. Të gjitha ishit të vetëdijshme por ju nuk më detyroheni besnikëri kështuqë nuk ka lidhje”, shtoi ajo.
Modelja shtoi se ajo do të përmbahej nga ekspozimi i identiteteve të grave që kanë fjetur me të dashurin e saj.
Amber është gjithashtu nënë e një djalit tjetër 8- vjeçar Sebastian Taylor Thomaz, të cilin e ka me me ish partnerin e saj Wiz Khalifa.