Moda nuk njeh gjini: Ja çiftet e famshme që shkëmbejnë rrobat me njëri-tjetrin (FOTO)
Ekziston një valë e re e theksimit të modës që nuk njeh gjini, e cila ekspozon zhvendosjen dizajnuesve drejt prodhimit të rrobave të meshkujve dhe femrave, që nuk njohin kufij gjinorë, ku materiale apo edhe stile të njëjta mund të vishen nga secila gjini.
Markat më të mëdha të modës, si “Louis Vuitton”, po e aplikojnë këtë gjë. Djali i Will Smith Jaden Smith ishte ndër të parët që pozoi me fund për shtëpinë e modës, duke përfaqësuar linjën e re të veshjeve për femra.
Në këtë mënyrë, ajo që e bën një person biologjikisht mashkull apo femër nuk duhet të kufizohet në atë që ai ose ajo dëshiron të veshë; në thelb, veshja ngjyrë rozë nuk duhet të diktojë gjininë. Mund të themi se këto ndryshime reflektojnë rritjen e ndërgjegjësimit të ndjeshmërisë publike ndaj çështjes së identitetit gjinor.
Edhe dizajnuesit, gjithnjë e më shumë janë duke krijuar më tepër rroba uniseks. Ne u nisëm nga fashionista shqiptare Lori Hoxha dhe i dashuri i saj Vis Bajraktari për t’ju sjellë disa nga rastet kur të famshmit shqiptarë dhe të huaj, meshkuj apo femra, janë veshur me të njëjtën veshje.
Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari
Marina dhe Getoar Selimi
Rihanna dhe Kanye West
Klea Huta dhe Elgit Doda
Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Kanye West dhe Kim Kardashian
Burimi: Iconstyle.al