Mobilizohen tifozët e Besiktasit, nisen për në Hatay për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Mobilizohen tifozët e Besiktasit, nisen për në Hatay për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Besiktas vazhdon përpjekjet për të shëruar plagët e tërmeteve që tronditën Turqinë.

Në këtë kuadër, klubi turk njofoi në faqen e tyre zyrtare se 120 tifozë u shpërngulën në rajon për të mbështetur viktimat e tërmetit dhe për të shpërndarë ushqime të nxehta në Hatay.

“Mijëra tifozë dhe qytetarë tanë i kushtuan rëndësi jetike thirrjeve të Klubit tonë, i cili mbështeti fushatën e ndihmave të nisur nga AFAD për shërimin e plagëve të viktimave tona të tërmetit pas fatkeqësisë që ndodhi në vendin tonë më 6 shkurt 2023″, shkruhet klubi i Besiktasit.

“120 fansat tanë u mblodhën në Vodafone Park dhe u nisën për në Hatay me autobusë me materialet e nevojshme për të mbështetur viktimat e tërmetit dhe për të shpërndarë ushqime të ngrohta”, njofton klubi.

Shpërndaje në: