Menaxhmenti i Trepçës pikë për pikë po zbaton `urdhërin e Kurtit’, largon nga puna edhe një minator

Menaxhmenti i Trepçës pikë për pikë po zbaton `urdhërin e Kurtit’, largon nga puna edhe një minator

Menaxhmenti i Trepçës ka larguar edhe një minator nga puna, e që sipas njoftimit thuhet se tashmë i larguari ka bërë shkelje të rëndë të detyrave.

Njoftimi i plotë:

Me datën 29.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.B. bazuar në kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:4651 e dt. 26.8.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për arsye se i njëjti nuk është paraqitur në punë që nga data 01.4.2024 si dhe po ashtu i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të detyrave të punës.
Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4733 të dt. 29.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.B.

Shpërndaje në: