Mlinaku takon gra të profesioneve të ndryshme, zotohet se do të jenë prioritet i saj në Kuvend

Mlinaku takon gra të profesioneve të ndryshme, zotohet se do të jenë prioritet i saj në Kuvend

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hava Mlinaku, ka realizuar një takim me gra të profesioneve të ndryshme, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe suksesin e tyre në fusha të ndryshme. Ajo ka falënderuar gratë për mbështetjen ndaj programit të PDK-së dhe vizionit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

“Sot pata kënaqësinë të takoj gra të zonja nga profesione të ndryshme, të cilat po tregojnë përkushtim dhe sukses në çdo fushë. Faleminderit për mbështetjen tuaj ndaj programit tonë dhe vizionit të kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza!” – ka shkruar Mlinaku në postimin e saj.

Mlinaku ka theksuar se fuqizimi i grave do të jetë prioritet i saj në Kuvendin e Kosovës, duke u angazhuar për të drejtat, barazinë dhe avancimin e grave në shoqëri.

“Në parlamentin e Kosovës, gruaja do të jetë prioriteti im. Do të jem një zë i fuqishëm për avancimin e të drejtave, barazisë dhe fuqizimit të grave në shoqërinë tonë. Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjitha gratë e Kosovës!” – ka deklaruar ajo.

Hava Mlinaku, e cila është aktualisht Nënkryetare e Komunës së Vushtrrisë, vjen në këto zgjedhje si një nga kandidatët kryesorë të PDK-së, duke u renditur me numrin 66 në listën zgjedhore. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ajo ishte kandidatja më e votuar për Kuvendin Komunal në Vushtrri, çka dëshmon mbështetjen e fortë që gëzon në mesin e qytetarëve.

 

Shpërndaje në: