Mjeti dyshues në Spitalin e Pejës alarmon pacientët, KFOR-i kryen shpërthim të kontrolluar

Periskopi.com Lajme

Pas afër 4 orëve normalizohet gjendja në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pasi që ekipet e profesionalizuara kryen një shpërthim të kontrolluar dhe larguan dyshimet për mjetin në oborrin e Spitalit.

Kështu ka njoftuar vet ky spital, duke thënë se janë marrë masat që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuan.

Gjithashtu, sipas njoftimit të tyre, normaliteti i janë kthyer edhe shërbimet e kujdestarive.

“Pas afër 4 orëve normalizohet gjendja në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, pasi që ekipet e profesionalizuara kryen një shpërthim të kontrolluar dhe larguan dyshimet për mjetin në oborrin e Spitalit. Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës shpejtë janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuan, ndërsa qasja në Spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht”, thuhet në njoftimin e tyre.